Kronikë

Mina me celular për 2 mijë euro, tregtia pak metra nga ambasada amerikane

               Publikuar në : 09:59 - 13/03/18 |
ri.de.

Janë mësuar detaje të reja nga hetimet për shpërthimin që tronditi dje paradite Tiranës. Në Rrugën e Elbasanit, jo shumë larg ambasadës amerikane dhe në një zonë të populluar, shpërtheu një dyqan i vogël që shërbente si servis celularësh.

Në fillim u dyshua për tritol por shpejt u mësua se ishte gabimi fatal i 34 vjeçarit Gentian Hoxha që çoi shpërthimin ku vete mbeti i plagosur. Në këtë dyqan të vogël, afër ambasadës dhe një sërë institucionesh të tjera, prodhoheshin dhe shitesin mina me celular. Kështu të paktën janë dyshimet e grupit hetimor.

Burimet thanë se Gentian Hoxha i shiste minat me celular për 2 mijë euro copa. Sot prokuroria ka prere fletë-arrestin për 34-vjeçarin Gentian Hoxha. Si fillim ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, derisa të mblidhet dhe të analizohen gjithë provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Po analizohen, thanë burimet, 3 detonatoret, lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si bomba.

34 vjeçari ruhet me forca policie në Spitalin e Traumës. Pritet që me përmirësimin e shëndetit të merret edhe dëshmia e tij për ngjarjen.

 

Pas