-U tha në Opinion

Milori: Trump mund t’a ndalonte librin nëse do të donte

               Publikuar në : 22:35 - 09/01/18 |
rel d

Gazetarja e ‘ABC News’ Mirela Milori të martën në lidhje me librin e debatuar në SHBA për presidentin amerikan Donald Trump, “Fire and Fury”, tha se ai mund të ndalohej së publikuari nëse presidenti do kishte vullnetin për t’a ndaluar.

Milori bëri me dije se libri është shkruar nga një njëri që është lejuar të hyjë në White House, i cili nuk është realizuar në fshehtësi por është një biografi e autorizuar.

Ajo tha se autori ka realizuar përreth tre orë intervistë me Donald Trump nga 200 të tjerat që ka realizuar me personazhe të ndryshme për librin.

Ai ka qenë i ftuar në darka dhe dreka, të cilat duken si takime joformale”,-shpjegon Milori.

Sipas saj, libri nuk thotë asgjë më shumë nga ajo që njerëzit mendojnë rreth presidentit amerikan.

Kemi një president që është fyes me femrat dhe ne e kemi parë gjatë fushatës se sa fyes ishte me femrat pas dyerve. Të cilat i etiketonte ato në mënyrë të ndyrë. Është një president që gjatë fushatës pati një reagim shumë antipatik me një gazetar me aftësi fizike, të cilin e emitoi në mënyrë të tmerrshme”,-tregoi gazetarja.

 Video:

Pas