Bota

Milarderi rrëmbehet në pishinën e hotelit nga persona të maskuar e me armë

               Publikuar në : 13:31 - 11/10/18 |
el ida

Miliarderi Mohammed Dewji 43 vjeç është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe maskuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin kryesor të Tanzanisë, Dar es Salaam.

Sipas BBC, miliarderi u rrëmbye në pishinën e jashtme të hotelit ndërsa po bënte stërvitjen në mëngjes.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Dy prej rrëmbyesve besohet se janë shtetas të huaj, shtoi policia. Motivi për rrëmbimin e Dewji është ende i paqartë.

Revista financiare Forbes e ka përllogaritur pasurinë e tij 1.5 miliard dollarë. Ajo e ka përshkruar atë si miliarderin e vetëm të Tanzanisë.Në një raport të vitit 2017, revista shkruante se Dewji ishte miliarderi më i ri i Afrikës.Dewji, i njohur me emrin Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një ndërmarrje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, pijeve dhe vajrave ushqimor në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Ministri i Mjedisit Janar Makamba, një mik i tij ka shkruar ne Tweeter se ai kishte folur me babanë e tij dhe e konfirmoi se miliarderi  ishte rrëmbyer.

Pas