InstaBIZ

Mike Tyson rrëfen për herë të parë ngjarjen e tmerrshme të fëmijërisë, abuzimet seksuale kur ishte i mitur

Heroi i boksit Mike Tyson ka folur për ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë, dhe që e bëri atë “mjaft të ashpër në botën ku jeton”.

Babai i tetë fëmijëve tregon se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn në moshën 7-vjeçare kur një ‘burrë në moshë… e tërhoqi nga rruga”.

 

Ai u “ngacmua” dhe “abuzua seksualisht” para se të arrinte të largohej. Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshi dhe policinë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej.

 

Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur. Pavarësisht se nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet ti interesojë dikujt.

 

Por, Mike thekson se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko