Aktualitet

Mijëra të papunë nga mbyllja e pikave të basteve, flet Ahmetaj

               Publikuar në : 13:24 - 11/10/18 |
ri.de.

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 Janari i vitit 2019 do të mbyllen të gjitha pikat e basteve ndërsa kazinotë elektronike do të zhvendosen jashtë qendrave të banuara.

Mbyllja e mbi 4 000 pikave të basteve do të sjellë me mijëra të papunë. Shqetësimit lidhur me të ardhmen e tyre iu përgjigj këtë të enjte në Kuvend Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Ne jemi duke përgatitur një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga të gjithë shërbimet në lidhje me këtë industri. Pra Shërbimi Kombëtar i Punës, menjëherë me materializimin e propozimit të kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve ka filluar punën për hartimin e një programi specifik për rikualifikim të detyrueshëm. Vitin tjetër ne fillojmë një fushatë të plotë rikualifikimi për të gjithë të papunët e regjistruar….Dhe ndër këta, do të dyfishojmë numrin e të kualifikuarve me profesione që nga graphic design, ku meqë platforma e punës është kompjuterike edhe tek bastet, pjesa e atyre që dalin të papunë nga bastet kanë mundësi të rikualifikohen më tej dhe të gjejnë vend punë në industritë e tjera”, tha Ahmetaj.

Pas