-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Meta: Raundi III për zgjedhjen e Presidentit pas një jave. Po presim opozitën

Ilir Meta foli pas dështimit të seancës së dytë per zgjedhjen e presidentit. Ai komunikoi vendimin e Konferences së Kryetarëve se raundi i tretë do të mbahet të enjten e ardshme (dt. 27 Prill) ora 15:00.
I pyetur nga gazetarët se pse nuk ka ende kandidat për presidenti, Meta përsëriti se mazhoranca po pret opozitën.

“Një javë është kohë e mjaftueshme për dialog me opozitën për zgjedhjet dhe Presidentin”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur për atë ç’ka tha Ben blushi se PS-LSI po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, Meta tha se “nuk i shoh zgjedhjet e parakoshme si variant të mundshëm, pasi nuk janë konstruktive”.

/opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko