Kryesore

Meta nuk ndalet: Usta Rama kërkon të mësojë gjeniun Cakaj për kufijtë


               Publikuar në : 11:05 - 12/01/19 |
b.f

Presidenti i vendit Ilir Meta duket se nuk do të ndalet në betejën tashmë të hapur me Kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e ministrit të Jashtëm. Në një status në facebook ai me ironi thotë se Ustai (Rama) kërkon të mësojë gjeniun (Gent Cakaj) si të ndryshojë kufijtë e Ballkanit.

Statusi i plotë i Metës

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.

Pas