-U tha në Opinion

Meta: Kjo është arsyeja pse nuk e dekretova herën e parë Sandër Lleshin

               Publikuar në : 21:56 - 29/11/18 |
rel d

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten, tregoi arsyet e dekretimit pas propozimit të dytë të kryeministrit për emrin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Meta tha gjatë një interviste me drejtuesin e emisionit “Opinion”, gazetarin Blendi Fevziu se ishte Kushtetuta ajo që e pengonte dhe jo një vendim personal i tij.

Pjesa e plotë: 

Fevziu: Ndërkohë ju e dekretuat propozimin e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, Sandër Lleshin. A keni ndonjë lloj pendimi që nuk e bëtë që herën e parë?

Meta: Nuk kam asnjë pendim sepse nuk e kam pasur të mundur ta bëj këtë gjë herën e parë.

Fevziu: Ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte?

Meta: Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv.

Fevziu: Personalisht a kishit ndonjë vërejtje për emrin e z. Lleshi apo kjo nuk kishte lidhje me atë?

Meta: Unë nuk nisem në përmbushjen e detyrës sime nga mendime apo nga vlerësime personale për askënd, por nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese.

Pas