Kryesore, Sport

Messi vendos rekord botëror për pagesën, 100 milionë euro në sezon

Për të parën herë në historinë e futbollit, sipas zbulimeve të raportuara nga “Football Leaks” që kanë të bëjnë me kontratën e firmosur së fundmi nga ylli argjentinas i katalanasve, një futbollist do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në një sezon.

Është fjala për Lionel Messin.  Argjentinasi do të arkëtojë 71 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe të drejtat e imazhit, ndërkohë që 63.5 milionë të tjera i ka arkëtuar me firmosjen e rinovimit të kontratës, ndërkohë që në përfundim të kontratës 4-vjeçare, do të përfitojë një tjetër bonus besnikërie. Sipas llogaritjeve të “Football Leaks”, në qershor të vitit 2021, Messi do të ketë arkëtuar një shumë totale prej 417.5 milionë euro bruto për katër vjet.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko