-Shëndeti

Mësoni ç’ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë pije me gaz

               Publikuar në : 12:53 - 03/10/18 |
el ida

E keni menduar ndonjëherë si mund të ndryshojë jeta dhe trupi juaj nëse hiqni dorë përfundimisht nga pijet me gaz?

Një instruktor palestre e bëri dhe rezultatet që pa iu duken gati të pabesueshme. Për një kohë të gjatë duke konsumuar pije të gazuara,  u bë i varur prej tyre dhe mbante me vete një lëng të tillë në çdo moment.

“Të gjithë e duan atë momentin kur të ndryshon jeta. Vendosa të hiqja dorë nga pijet me sheqer të dëmshëm dhe gaz para 3 vitesh.”- është shprehur ai. Instruktori i palestrës rrëfen se të tilla pije mund ta plakin njeriun po aq sa duhani.

Përveçse humbi 9 kilogram të tepërta, metabolizmi i ndryshoi dukshëm. Kur ishte konsumues i rregullt  i pijeve me gaz ai tregon se ndihej i pafokusuar dhe i fryrë gjithë kohës.

Simptoma, të cilat u zhduket sapo ndryshoi stilin e jetesës. Nga studimet e kryera edhe më parë, ka rezultuar se pijet me gaz mund të rrisin shanset e infertilitetit, kancerit, diabetit dhe problemeve me zemrën.

 

Pas