Aktualitet

Mesazhi emocionues i Presidentes së Kroacisë nga Brukseli për sfidën me Anglinë

               Publikuar në : 18:48 - 11/07/18 |
rel d

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, sonte nuk do të jetë në stadium për të mbështetur fizikisht Kombëtaren kroate në ballafaqimin gjysmëfinale me Anglinë në Botërorin, “Rusi 2018”.

Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi, pasi merr pjesë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Mirëpo, Grabar Kitarovic nuk e ka humbur rastin që t’ju japë zemër futbollistëve kroatë, duke postuar një mesazh emocional në Facebook.

Mesazhi i plotë:

“Të zjarrtët tanë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tanë. Me fat dhe shihemi në finale!”.

 

Pas