-Auto Moto, Metro

Mes këtij luksi udhëton mbreti i Arabisë Saudite

Ai nuk udhëton si gjithë të tjerët, mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz al-Saud, udhëton me stil!

Këtë herë ai ka mbërritur në Indonezi për një turne nëntë ditorë, shkruan CNN.

Ai do të udhëtojë edhe në Kinë, Japoni, Maldive dhe Bullgari, e për këtë, shefi i shërbimeve të aeroportin të kompanisë PT Jasa Angkasa semestar, Adji Gunawan, tha se mbreti do të udhëtojë me 459 tonë bagazh.

Në bagazhin e tij, përfshihen 2 Mercedes-Benz e madje edhe dy ashensor elektrik. Kjo mund të duket e çuditshme, por kjo s’është hera e parë që ky mbret udhëton me një ashensor privat, transmeton lajmi.net.

170301135003-mercedes-benz-s600-exlarge-169

Në vitin 2015, mbretit është dashur t’ia instalojnë një ashensor edhe në një plazh në Francë, gjë që kishte shkaktuar protestë të bujshme atë kohë deri edhe tek mbyllja e plazhit.

Por, këtë herë më 22 shkurt vetëm kanë mbërritur ashensorët e tij në Xhakartë dhe në Denpasar, Bali.

170301114215-saudi-elevator-exlarge-169

Por a janë të gjitha këto vetëm për Mbretin?

Jo, sipas një agjencie indoneziane, Mbreti Salman po udhëton me jo më pak se 1.500 njerëz, duke përfshirë këtu dhjetë ministra, 800 delegatë dhe 25 princa.

Ndërsa Adji Gunawan, tha se ka përgatitur 572 anëtarë të stafit vetëm për ta trajtuar atë sa më mirë.

Qëndrimi i tij në Xhakartë, ka bërë që të rezervohen qindra dhoma në katër hotelet më të shtrenjta atje, duke përfshirë Ritz, Raffles dhe Marriott. Ndërkaq, vizita në Bulgari, gjithashtu në hotelet më luksoze, CCN në Indonezi ka mësuar se një natë do t’i kushtojë 4,400 dollarë.

E ai po krenohet pasi do shijojë plazhe private, sigurisht me një ashensor privat që t’i bëjë të mundshme mos ecjen!.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko