-Kronikë, Kryesore

Merret peng dhe dhunohet një biznesmen në Durrës

Një biznesmen 33- vjeçar i sektorit të ndërtimit është marrë peng për disa orë dhe është dhunuar nga disa persona.

Shkak për këtë është bërë një borxh prej 13 mijë eurosh që u kishte dy vëllezërve nga Durrësi.

Mësohet se shkak për pengmarrjen është bërë moslikujdimi i shumës së një apartamenti që dy vëllezërit me inicialet J.N dhe Xh.N ia kishin shitur. Denoncimi për ngjarjen në polici është bërë nga biznesmeni, në momentin që është lënë i lire.

Pas marrjes së deponimit menjëherë policia shpalli në kërkim dy vëllezërit  nga Durrësi, ndërsa arrestuan pronarin e mjetit të përdorur gjatë pengmarrjes. /abcnews.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko