-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

Merr flakë hekurudha Laç-Shkodër

Një zjarr masiv ka përfshirë linjën hekurudhore Laç-Shkodër pasditen e sotme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga flakët e zjarrit janë djegur traversat prej druri të hekurudhës si dhe bimësia përreth.

Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Kujtojmë se në linjën e hekurudhës Laç-Shkodër nuk kalojnë trenat e transportit të njerëzve por vetëm ato të mallrave.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko