Sport

Merkatoja/ Kamza blen futbollistin e Milanit

Kamza ka prezantuar afrimin e një tjetër futbollisti, kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë nga starti i Kategorisë Superiore. Kështu me skuadrën e Bledar Devollit është bashkuar edhe një mbrojtës i majtë me perspektivë, i ardhur nga Italia.

Bëhet fjalë për Claudio Bonannin, 21-vjeçarin që ka luajtur më herët edhe për Milanin U-19, Varesen etj. dhe nga dita e sotme është pjesë e Kamzës.

Futbollisti ka udhëtuar menjëherë drejt Ohrit, për t’iu bashkuar skuadrës dhe trajnerit Devolli, në stërvitje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko