-Teknologji, Metro

Mercedes vjen me jaht super-luksoz 1.7 milionë dollarësh

Mercedes-Benz njihet për veturat luksoze të saja, por kjo kompani është pas njërit prej jahteve më të paparashikuar që është shfaqur në panairin e jahteve në Monako

Prodhuesi gjerman ka debutuar në panair me jahtin Arrow460-Grandturismo, i cili ka çmimin prej 1.7 milionë dollarë.

jaht-3_1483105269-8702029

Kjo kompani ka prezantuar këtë jaht si koncept në vitin 2012, ndërsa më vonë ka bashkëpunuar me kompaninë që prodhon jahte, Silver Arrows Marine për ta kthyer atë nga koncepti në realitet.

Këto dy kompani planifikojnë që të ndërtojnë 10 modele të edicionit të parë të jahtit, ndërsa do të shiten nga një në një shtet, duke u bërë jaht shumë i rrallë.

jaht-1_1483105269-8600422

Ky jaht i është vënë emri “Silver Arrow of the Seas” pas veturës së rrallë të Mercedes, të quajtur “Silver Arrow” e që është prodhuar në vitin 1930.

Ky jaht ka 960 kuaj fuqi, dhe mund të udhëtojë me shpejtësi maksimale prej 40 nyje (75 kilometra në orë), ndërsa mund të akomodohen në mënyrë komfore deri në 10 njerëz.

jaht-9_1483105269-4140158

Silver Arrows Marine do të fillojë prodhimin e Arrow460-Grandturismo gjatë muajve të ardhshme, ndërsa pritet të dal në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2017.

jaht-8_1483105269-2423716jaht-5_1483105269-5639800jaht-4_1483105269-3780141

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko