Aktualitet

Melnichenko vijon qëndrimin në Shqipëri, ja ku ndodhet miliarderi rus në këto momente

               Publikuar në : 12:54 - 29/07/18 |
E SH

Ditën e djeshme qyteti i Sarandës u vizitua nga jahti më i madh në botë, në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko. Të gjithë u bën kuriozë të shihnin nga afër jahtin më të famshëm në botë, përmasat e të cilit ngjajnë me një anije.

Sipas fotove që qarkulluan në portale, u mësua se në mbrëmje Melnichenko vijoi të qendronte në Sarandë, teksa së bashku me dy persona të tjerë darkoi në një prej hoteleve të njohura në vend.

Ditën e sotme, sipas burimeve tona mësohet se miliarderi rus vijon të qëndrojë në Shqipëri, ndërsa si destinacion ka zgjedhur Butrintin. Ai po viziton një prej qyteteve të ruajtura nga UNESCO, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë vizita e tij në Shqipëri.

Pas