«Mein Kampf» i Hitlerit po bën namin me shitje në Gjermani – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kulturë, Metro, Të Gjitha

«Mein Kampf» i Hitlerit po bën namin me shitje në Gjermani

Mein-Kampf-1

Editori gjerman i një botimi special me shënime shpjeguese të librit të Adolf Hitlerit, «Mein Kampf», ka bërë të ditur se është shënuar rritje e madhe e shitjes së librit kundërthënës.
85 mijë kopje në gjuhën gjermane të manifestit nazist antisemit janë shituar vjet. Botuesi Andreas Wirsching ka theksuar se «të dhënat na kanë tronditur». Ai ëhstë drejtor i Institut të Historisë Moderne (IfZ) në München. Në fund të janarit instituti i tij do të nisë botimin e gjashtë të librit, ku do të ketë edhe shpjegime kritike prej dijetarëve. Ndryshe prej botimeve të kohës naziste, «Mein Kampf» («Lufta ime») i IfZ-së, ka ballinë të bardhë – pa fotografinë e Hitlerit. Kryqi nazist dhe simbolet e tjera naziste janë të ndaluara në Gjermani. Wirsching ka deklaruar për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se IfZ-ja po plani€kon edhe një botim më të shkurtë në gjuhën franceze. «Dy të tretat e komenteve tona do të përkthehen» për librin në frëngjisht, ka bërë të ditur ai.
Edicioni i parë në Gjermani kishte katër mijë ekzemplarë. Vendimi për ribotimin e librit kundërthënës ishte kritikuar prej grupeve hebraike. «Mein Kampf» ishte botuar për herë të parë më 1925 – tetë vite para ardhjes së Hitlerit në pushtet. Aty shtrohen idetë raciste që do të jetësoheshin më vonë prej nazistëve, përfshirë denigrimin dhe pushtimin e hebrenjve dhe sllavëve. Pas mposhtjes së Gjermanisë naziste më 1945, forcat e Aleatëve ia kishin dorëzuar kopjet e librit shtetit të Bavarisë. Sipas ligjit gjerman për të drejtat e autorit, këto të drejta mbroheshin për shtatëdhjetë vite. Gjatë kohës sa të drejtën e kishte qeveria bavareze, ishte i ndaluar ribotimi i librit. Por vjet ka skaduar kufizimi ligjor. Wirsching ka deklaruar se mbështet mësimdhënësit «e mençur» që po e përdorin botimin e IfZ-së nëpër klasa. Ai ka paralajmëruar kundër «përsëritjes së diskutimit absurd të viteve pesëdhejtë, kur njerëzit thoshin se gjithë faji ishte i Hitlerit». Ai ka thënë se instituti i tij ka kërkuar këshilla ligjore para ribotimit me numër të kufizuar kopjesh. Ai ka thënë se janë kujdesur që kopjet e shkollave të mos bien në duar të admiruesve nazistë. «Do të ishte e papërgjegjshme që ky tekst të shpërndahej në mënyrë arbitrare», ka deklaruar ai për agjencinë gjermane të lajmeve DPA./dialogplus.ch

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko