InstaBIZ

Mediat thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, shpërthen ish-banorja e Big Brother: “Mjaft më”

Mediat ditën e sotme kanë shkruar për një lidhje të mundshme mes ish banores së Big Brother Xhensila Pere me biznesmenin Jurgen Kurti, por duket se ky ka qenë një thashethem i radhës nga portalet, që e ka mërzitur tepër Xhensilën.

Sipas mediave ish-banorja e “Big Brother” është fotografuar në një club me Jurgen Kurtin, djali nga qyteti i Durrësit i njohur për jetën luksoze i cili u bë i famshëm në media dy vite më parë kur u akuzua për vrasjen e të atit e që më pas u shpall i pafajshëm.

Mesa duket gjithçka e përfolur nuk është më shumë sesa thashetheme dhe ka qenë vetë Xhensila e cila me anë të një Instastory ka vendosur t’i bëjë të heshtin gojët e liga.

“Mjaft më! U lodha duke më “kapur mat” me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi. Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani”, shkruan Xhensila Pere në postimin e saj./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko