-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Mediat serbe: Haradinaj akuzohet për 63 krime. Nuk u gjykua në Hagë

Mediat serbe shkruajnë sot se Prokuroria e Krimeve të Luftës i ka prezantuar sot Ministrisë së Drejtësisë zgjatjen e hetimeve kundër Ramush Haradinaj si dhe prova të reja që këtë fundjavë do të përkthehen dhe transmetohen në Francë në bazë të kërkesës së lëshuar nga Serbia për ekstradimin e Haradinaj.

Sipas agjencisë Kurir Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar Prokurorinë  për zgjatjen e hetimeve, duke përfshirë çështje që s’janë përfshirë në hetimin ndaj Haradinaj në vitin 2004. “Serbia e kërkon Haradinaj për krime që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunaoit të Hagës, çka u jep të drejtën autoriteteve të drejtësisë serbe të sjellin prova të reja që nuk janë gjykuar në Hagë. Janë 63 krime për të cilat do të gjykohet nëse ekstradohet, thone mediat serbe ndersa Haga e ka gjykuar per 37 të tilla”, shkruan Kurir.

haradinaj

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko