Aktualitet, Sport, Te Fundit

Mediat italiane nxijnë faqet e para: Kjo nuk ndodhte prej 60 vjetësh

Italia nuk ka arritur të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018”.

“Axurrët” nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 0-0 ndaj Suedisë në “San Siro”, duke mos e përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë.

Edhe pse dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Italia nuk krijoi shumë raste të rrezikshme.

Menjëherë pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, publiku shpërtheu në vërshëllima, ndërsa lojtarët italianë në lot.

Kjo është hera e parë pas 60 vitesh që Italia nuk do të jetë pjesë e fazës finale të një Botërori, ndërsa Gianluigi Buffon nuk do të ketë mundësi të luajë Botërorin e tij të gjashtë.

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane:

Gazzetta Dello Sport: Italia, ky është apokalips. Jemi jashtë Botërorit

Sportmediaset: Drama e Italisë, jashtë botërorit. Në rusi shkon një Suedi e vogël

Ansa: Italia jashtë botërorit, barazim që bën fitues Suedinë

La Repubblica: Italia jashtë botëror. 0-0 me Suedinë. Nuk ndodhte prej 60 vjetësh, të kaltrit në lot

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko