4

Media: Gjonaj takoi personalisht Aldo Baren dhe Roland Xhepexhiun në burgun e sigurisë së lartë

               Publikuar në : 16:05 - 13/03/18 |
ri.de.

Ministrja Etilda Gjonaj vizitoi sot burgun e Peqinit dhe kjo u bë e ditur zyrtarisht përmes një komunikate për mediat të Ministrisë së Drejtësisë. Aty thuhet se ministrja ka paralajmëruar reforma të thella “Kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore në burgje dhe nuk do të ndalemi deri në pastrimin e të gjitha rrënjëve të korrupsionit që janë shtrirë ndër vite e vite të tëra bashkëjetese të institucioneve”. Por mediat kanë shkuar përtej kësaj deklarate duke zbuluar detaje nga takimet në burg, aty ku vuan dënimin ish-kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare dhe i dënuari tjetër Roland Xhepexhiu.

Sipas medias lokale “Infoelbasani”, ministrja nuk ka takuar vetem drejtues të burgjeve, por edhe të dënuarit VIP në burgun e Peqinit.

“Në seksionin e sigurisë së lartë ajo u fut në qelinë ku vuan dënimin Aldo Bare, dhe më tej edhe me të dënuarin me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu. Ministra u njoh nga afër me kërkesat e të dënuarve, kushtet dhe trajtimin e tyre në këtë institucion të dënimit. Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me “katastrofë” siç kanë qenë më parë tha ai. Ai tha se nuk ka asnjë problem me personelin e burgut të Peqinit. Ndërsa shoku i tij i dhomës u shpreh i pakënaqur me gjyqësorin shqiptar dhe me masën e dënimit”, shkruan Infoelbasani.

I dënuari tjetër i përjetshëm, shprehu rezerva sa i përket trajtimit ushqimor. Ai u ankua se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë ku gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin. Por ministrja tha se do të respektohet rregullorja dhe ligji në këtë rast. Të gjithë të dënuarit e tjerë shprehen pakënaqësi sa i përket masës së dënimit të dhënë nga gjykatat.

Për viziten e Gjonajt ne burgun e Peqinit ka reaguar edhe deputeti demokrat Flamur Noka. Ja cfare thote ai

 

 

Pas