-Teknologji, Metro, Te Fundit

Më në fund! WhatsApp sjell përditësimin që të gjithë prisnin

0709322500000514-4054926-The_European_Commission_has_charged_Facebook_with_providing_misl-a-2_1482322484655

WhatsApp është padyshim një prej platformave më të mëdha të komunikimit dhe si i tillë ai i përshtatet gjithnjë e më shumë kërkesa të përdoruesve të tij.

Me përditësimin që pritet të implementohet së shpejti, rrjeti social do të bëjë të lumtur shumicën e përdoruesve. Të gjithëve na ka ndodhur të pendohemi për një mesazh të dërguar diku. Pikërisht për këtë ka menduar edhe WhatsApp i cili është duke testuar opsionin e ri që do i japë mundësi përdoruesve të shuajnë një mesazh deri në pesë minuta pasi e kanë dërguar diku.

Ky përditësim është testuar në versionin më të ri të WhatsApp, por pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Vetëm kujdes, mesazhet mund të shuhen vetëm në rast se personi të cilit ja keni dërguar nuk e ka lexuar ende./opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko