-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Mbyllet komisioni hetimor i CEZ me kërkesën për të hetuar Shkelzen Berishën

Është mbyllur zyrtarisht, pas 13 muajve, komisioni hetimor për privatizimin e CEZ-it.

Kryetari i komisionit, Taulant Balla rekomandoi ndjekje penale për Shkëlzen Berishën për “mosdhënie të dëshmisë”.

“VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë favorizuar kompaninë fituese. Përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit prej 450 milionë euro bie mbi ish-kryeministrin Sali Berisha”, tha Balla.

Deputetët e mazhorancës votuan raportin e prezantuar një javë më parë. Në votim mungonte opozita.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko