-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Mblidhet Komisioni i Ligjeve, ende nuk ka kandidaturë për President të Ri

Kuvendi do të mblidhet sot për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit, por kur edhe pak kohë na ndan nga nisja e seancës mësohet se ende nuk ka një emër kandidature.

Ndërkohë Komisioni i ligjeve është mbledhur për të diskutuar për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri. Vasilika Hysi, kryetarja e komisionit të ligjeve ka deklaruar se ende nuk ka një emër të kandidatit për President.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur. Kushtetuta e përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë. Kandidati duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit dhe pastërtisë së figurës, që nuk ka qenë punonjës i sigurimit të shtetit”, ka thënë Hysi.

/opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko