-Politikë

Mbaron mandati i Leskajt, hapet gara në Presidencë për kryetar i KLSH

               Publikuar në : 10:00 - 12/10/18 |
ri.de.

Presidenca ka njoftuar paraditen e së premtes hapjen e procesit për kandidatë për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duke qenë se mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i KLSH-së përfundon më 22 dhjetor 2018. Aplikimet do të bëhen nga data 12 tetor deri në 30 tetor.

Presidenti i Republikës fton;

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, dhe legjislacionin e brendshëm, që të marrë pjesë në këtë proces të hapur publik, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë;

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

– Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;

– Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejtpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave, të cilët kanë shprehur interesin dhe CV-të e tyre, do të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Kriteret

Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t’i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë:

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

– Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Pas