1

Mazhoranca bojkoton/ Robert Ndrenika: Këtu duhet të fillojë lufta! Na përbusin, na braktisin (video)

               Publikuar në : 10:33 - 13/06/18 |
ri.de.

Ka ndodhur ajo që nuk pritej. Sot Komisioni parlamentar i Medias u mblodh për Teatrin Kombëtar, ku duhet të diskutohej drafti i qeverisë për të shembur godinën, por nuk u paraqit asnjë prej deputetëve të PS dhe as ministrja e Kulturës, Kumbaro. Në komision gjithashtu ishin ftuar edhe përfaqësues të Teatrit, mes tyre aktori Robert Ndrenika.

Komisioni po zhvillon mbledhjen vetem me deputetet e PD dhe artistet e Teatrit.

Robert Ndrenika u shpreh i shqetësuar për mungesën e deputetëve të mazhorancës në komisionin parlamentar.

Robert Ndrenika: “Faleminderit ju që po na dëgjoni. Do donim të ishte pala tjetër. Këtu duhet të fillojë lufta… se kuptoj këtë gjë…

Erdha me mendjen që të hyja në debat me ta, të arsyetoja. Kjo është, ç’të të them.

PPP me Teatrin dhe tokën është vjedhje dhe grabitje. Po ti jepet toka një firme private është shqeto vjedhje…

Po na poshtërojnë po na braktisin”.

/Opinion.al

Pas