-Jetë dhe Stil

Maturantët në ethet e regjistrimeve? Kolegji TESS, një mundësi e re

               Publikuar në : 18:14 - 14/09/18 |
m.b

Ndërsa regjistrimet për arsimin e lartë po hyjnë në raundin e tyre të dytë dhe maturantët po vijojnë me regjistrimet, një mundësi e re vjen për ta në portalin UAlbania. Kolegji Profesional i Lartë TESS, i licensuar me VKM Nr. 483, datë 31.07.2018, si institucion i arsimit të lartë privat, ofron edukim profesional 1 dhe 2 vjecar për të gjithë ata që duan të punojnë si make up artist, hair artist dhe estetistë.

Të tre këto fusha bëjnë pjesë në sektorë të cilët rezultojnë me të ardhura në rritje në shumë vende të botës dhe profesionistët janë shumë të kërkuar në sektor.

Kolegji Profesional i Lartë TESS – Tirana Esthetics & Style School, në programet e studimit ka përfshirë edukim edhe në menaxhim, marketing, të drejtë tregtare, fotografi, etikë profesionale, higjienë, etj. të cilat mund t’i gjeni në www.tess.al.

Maturantët mund të aplikojnë përmes portalit UAlbania www.UAlbania.arsimi.gov.al.

 

 

Pas