Rusi 2018, Sport

Maskota ‘Zabivaka’ do të na shoqërojë përgjatë gjithë Botërorit ‘Rusi 2018’

Maskota e këtij Botërori e quajtur ‘Zabivaka’ do të jetë prezente në të gjitha ndeshjet dhe do të na shoqërojë përgjatë gjithë kohës në Botërorin që do të luhet në Rusi.

Maskota do të luaj një rol shumë të rëndësishëm, pasi ujku nuk do të promovojë vetëm ngjarjen, por edhe do të argëtojë turmat në stadiume.

Zabivaka u zgjodh me 52.8% të votave, ku u votua më shumë se një milion rusë në FIFA.com gjatë periudhës së votimit njëmujor dhe u shpall fituese gjatë një shfaqjeje ‘live’ në Russia Channel 1.

Maskota e Botërorit do të pasojë ‘Fulecon’ (kafshë ekzotike braziliane), që përfaqësoi Botërorin 2014 në Brazil dhe leopardin ‘Zakumi’ i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko