-Politikë

Masakra në Mat/ Basha: Dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

               Publikuar në : 20:29 - 11/10/18 |
rel d

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të enjten, ka reaguar në lidhje me vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri në rrethin e Matit.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha shkruan se ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Për të, kjo është një ngjarje e tmerrshme që ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari.

Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli”,-shkruan kreu i PD-së.

Basha thekson se në këto momente të vështira është pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës, duke i uruar edhe shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Shënimi i plotë: 

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Pas