-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Masakra në lokalin e natës, kush është viktima Ergys Gjioveshaj

Ergys Gjoveshaj, 33 vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme në një lokal me muzikë live tek “Ujë i Ftohtë” në Vlorë njihet si person me precedente penalë.

Vrasja e Laert Alushit – Në vitin 2000, Ergys Gjioveshaj akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në një vrasje, pas së cilës është larguar nga Shqipëria. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e Laert Alushit, ndërsa Florian Meçe u dënua si autori i kësaj vrasje u dënua me 22 vjet burg. Ndaj pista kryesore ku po heton policia e prokuroria është ajo e hakmarrjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e së enjtes në mbrëmje

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. Florjan Hila, 28 vjeç.
2. Arta Luka, 26 vjeçe.
3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko