-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Masakra në lokalin e natës, ja kush është këngëtarja që u gjend në skenën e krimit

Në lokalin që mbrëmjen e djeshme u shndërrua në një vend krimi, pas të shtënave me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ku një person humbi jetën dhe u plagosën 3 të tjera, këndonte dhe një këngëtare.

Ka qenë Blerina Balili, ajo që këndonte në lokalin ‘Fiks Fare’ gjatë kohës që ndodhi ngjarja, por fatmirësisht nuk u lëndua.

Këngëtarja kishte njoftuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut se do të këndonte mbrëmë në atë lokal, ku humbi jetën 33-vjeçari Ergys Gjioveshajn dhe u plagosur Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko