Aktualitet

Masakra e Selenicës, si i shpëtuan plumbave të kushëririt tre meshkuj të familjes së Demir Zykës

               Publikuar në : 09:04 - 11/08/18 |
ri.de.

Një masakër ishte ajo që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona mes të cilëve dy fëmijë, u shuan nga fisi Zykaj. Dy të moshuar, Demir Zyka, vëllai i gjyshit të autorit 24-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Ferie, u ekzekutuan të parët në banesë.

Bashkë me ta, në shtëpi, Ridvan Zykaj vrau edhe djalin e 75-vjeçarit, bashkë me nusen e tij, Azem dhe Afërdita Zykaj.

Më tej, ka shkuar në banesën e djalit tjetër të vëllait të gjyshit të tij. Atje ka kryer edhe vrasjet më të rënda dhe më gjakftohta, ku viktima mbeten dhe dy fëmijë.

24-vjeçari vrau Besim Zykajn me gruan e tij Vasilikën, dhe dy fëmijët e çiftit, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e vogël, Ledionin, 9 vjeç. Të gjithë kushërinj të autorit, të vrasësit makabër i cili u kap nga policia pas disa orëve arrati.

Report Tv raporton këtë mëngjes se vetëm tre meshkuj të familjeve Zyka kanë shpëtuar, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi. Ndërkohë djemtë që janë në Shqipëri nuk kanë qenë në banesë, ndërsa njëri prej tyre punonte në një restorant në qytetin e Vlorës.

Personat e vrarë nga Ridvan Zykaj:

Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit)

Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit)

Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i Demirit)

Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit)

Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit)

Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit)

Azem Zyka (djali i Demirit)

Afërdita Zyka (gruaja e Azemit)

Foto: Momenti i arrestimit te krimit te rende

Pas