-Kronikë

Masakra e Kozarës/ Vrau vëllanë, kunatën e nipin, dënohet me burgim të përjetshëm

               Publikuar në : 12:58 - 12/03/18 |
ri.de.

Gjykata e Beratit ka dënuar me burgim të përjetshëm Luan Marën, si autor i masakrës së Kozares në vitin 2006. Mara është dënuar për vrasjen e vëllait të tij Shpëtim Marra, të kunatës Florie Marra dhe djalit të tyre dy vjeçar.

Krimi i katërfishtë ndodhi më 10 shkurt 2006. Shpëtim Mara, me gruan shtatzënë në kohën kur ndodhi ngjarja dhe djalin 2-vjeçar, u gjetën të vdekur në banesën e tyre, në fshatin Kozare, pasi ishin vrarë gjatë natës. Sipas versionit të Prokurorisë, një ditë para ngjarjes, më 9 shkurt 2006, rreth orës 19:00, Shpëtim Mara shkoi për një vizitë te vëllai i tij, Iliri, me gruan dhe djalin 2 vjeç. Rreth orës 21:00 ata janë rikthyer në banesën e tyre.

Në këtë kohë, në banesën e Shpëtim Marës ka shkuar vëllai i tij, Luani, i cili sipas Prokurorisë donte të sqaronte një debat mes tij dhe Shpëtimit. Mendohet se dy vëllezërit kanë debatuar në prani të gruas së Shpëtim Marës dhe djalit 2-vjeçar. Shkak i debatit ka qenë dyshimi se Luan Mara ka pasur marrëdhënie intime me gruan e të vëllait, në kohën kur Shpëtimi ndodhej emigrant në Greqi.

Pasi janë përleshur, Luan Mara është larguar, por më vonë është kthyer në banesën e të vëllait i armatosur. Shpëtim Mara, gruaja e tij dhe djali 2-vjeçar kanë qenë pranë sobës kur janë qëlluar me breshëri arme. Viktimat u gjetën pa jetë të nesërmen në mëngjes.

Pas