-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Marrëveshja Rama-Basha, reagon nr.II i LSI: I shërben një grushti të vogël

LSI duhet të jetë e pakënaqur me marrëveshjen Rama-Basha, pasi zgjedhjet u shtynë vetëm me një javë duke mos u krijuar mundësia për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore. Por këtë pakënaqësi LSI e lë të nënkuptuar.

Numri II i kësaj partie, Monika Kryemadhi përmes një statusi në facebook tha se LSI synon të jetë forcë e parë për tu shërbyer gjithë shqiptarëve.

“Ne nuk ndalemi në rrugën tonë-thotë ajo- për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël”.

Statusi i plotë i Kryemadhit

Sot Shqipëria është më e qetë!
Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.

Edhe kryetari i partisë, Petrit Vasili u shpreh një natë më parë se LSI synon të jetë forcë e parë dhe ironizoi PD: Shpresojmë të përmbushë kauzën e saj duke shtyrë zgjedhjet me vetëm 1 javë.

Statusi i plotë i Vasilit

Jam i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja që luftova deri në fund. Jam i kënaqur edhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike më jep gjithë kohën që t’i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-në forcë të parë. Shpresoj që në këto 7 ditë të çmuara të shtyrjes së zgjedhjeve, opozita do të realizojë objektivat e saj për standarde të larta në zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin.

Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko