Mark Zuckerberg ngre shqetësimin e lajmeve të rreme dhe efektet e tyre negative – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota, Te Fundit

Mark Zuckerberg ngre shqetësimin e lajmeve të rreme dhe efektet e tyre negative

mark

Mark Zuckerberg ka bërë të ditur shqetësimet e tij të mëdha lidhur me efektet negative që po përhap globalizimi.

Në një intervistë për BBC, themeluesi i Facebook ka thënë se lajmet e rreme kanë polarizuar pikëpamjet dhe kanë dëmtuar “mirëkuptimin e përbashkët.”

Ai tha se njerëzit kanë mbetur mbrapa nga rritja globale duke shkaktuar rritjen e kërkesës për tu tërhequr nga “bota e lidhur virtuale”.

Në një thirrje për veprim, ai tha se njerëzit nuk duhet të rrinë të mërzitur por të veprojnë për të ndërtuar infrastruktura sociale.

“Kur krijova Facebook, misioni i lidhjes së botës nuk ishte i diskutueshëm”- ka thënë ai.

“Çdo vit bota u bë më e afërt, ndërsa tani ky vizion është bërë i diskutueshëm”- përfundon ai për këtë temë./ opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko