-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Mark Marku: Mediat on-line në Shqipëri janë një treg pa rregulla

Profesor Mark Marku ka theksuar se në Shqipëri ka media tradicionale të besueshme dhe jo të besueshme, po ashtu edhe mediat online janë të ndara në dy kategori të tilla.

Këtë deklaratë, Marku e bëri sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan në lidhje me mediat që zgjedhim për t’u informuar.

Ai nënvizoi se kjo nuk e përjashton faktin se janë media të reja dhe janë jo serioze.

Megjithatë, tregoi profesori, për shkak të procedurës së ndërtimit të lajmit, gazetari ka një kohë fizike për përgatitjen e tij shumë më të vogël se një gazetar në mediat klasike.

Sipas tij, lajmi në mediat e reja nuk mund të jetë si lajmi në mediat tradicionale, kanë ndryshuar redaksitë dhe natyra e lajmit.

Shiko videon: 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko