Sport

Mancini: Kam një raport shumë special me Balotelli-n

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini bëri debutimin e tij të parë në krye të ‘axurrëve’ më 28 maj në ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite.

Ardhja në krye të stolit të Italisë solli edhe ndryshime, ku u afruan lojtarë që mungonin prej kohës në kombëtare.

Një prej tyre ishte Mario Balotelli, i cili mungonte në kombëtare prej më shumë se tre vitesh.

Ndërkohë për teknikun italian, afrimi i ‘Super Marios’ është vendimi i duhur, pasi e sheh atë si sulmuesin kryesor të Italisë.

“Me Balotellin kam një raport shumë special, pasi e kam drejtuar në skuadra të ndryshme. Pavarësisht gabimeve që ka bërë, është vetëm 28 vjeç dhe besoj se është ende në kohë për të dhënë dhe marrë shumë nga futbolli. Më pëlqeu angazhimi i tij dhe dëshira për t’u bërë shembull për të rinjtë, gjatë këtyre ditëve të grumbullimit”, deklaroi Mancini.

Deri më tani, Roberto Mancini në tre ndeshje në krye të Italisë ka marrë: një fitore, një barazim dhe një humbje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko