-U tha në Opinion

Maks Velo: Përbindëshat e diktaturës nuk falen, pasi ata nuk janë njerëz

               Publikuar në : 23:07 - 09/07/18 |
rel d

Maks Velo është një ndër ata që e ka ndjerë komunizmin deri në palcë. Një arkitekt-piktor që u dënua me dhjetë vjet burg për “agjitacion e propagandë”. U dënua jo vetëm me burg, të cilin e kreu në një nga burgjet më famëkeq, atë të Spaçit, por dhe me djegien e punëve të tij.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Velo është shprehur edhe për ndjesën e mungur të atyre që kanë kryer krimet më makabre të periudhës së komunizmit në vendin tonë, si dhe a ekziston mundësia që viktimat të falin xhelatët e tyre.

Për këtë temë, ai tha se ata nuk mund t’i falësh, pasi ata nuk janë njerëz dhe ky është problemi. Sipas tij, mund të falësh njeriun por jo këta njerëz, sepse këta nuk janë njerëz.

Ke dëgjuar t’i njeri përveç Liri Belishovës dhe Bedri Spahiut të kërkojë falje, asnjë? Nga këta, Kujtim Buza, ky përbindëshi ka kërkuar falje?”,- shprehet i revoltuar Velo.

Fevziu: Por, kur përballësh me këta?

Velo: Njëri nga ata. Genc Hajdari më nxori një shpatë, dhe më tha: e shikoni këtë do ta fus në bark. Këta janë artistët tanë. Artistët tanë…!

Pas