Aktualitet

E përplasi makina, humb jetën në spital Andrea Prifti

               Publikuar në : 08:43 - 14/06/18 |
ri.de.

Andrea Prifti, 55 vjeç u përplas nga një makinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe humbi jetën në spital rreth një orë më vonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Berat-Ura Vajgurore, gjatë kohës që Prifti po ecte në anë të rrugës, në vendin e quajtur Moravë. 55-vjeçari u përplas nga një Benz që drejtohej nga një banor i Kuçovës.

Autoritetet policore shoqëruar shoferin e automjetit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas