Aktualitet

Mafiozi që kontrollon Velipojën, çfarë shkruante media belge për Bajrin


               Publikuar në : 11:05 - 22/09/18 |
b.f

 

Safet Rustemi (Bajri) 34 vjeç ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme. Bashkë me të janë arerstuar 11 persona të tjerë në Tiranë, Shkodër dhe Roderdam (Holandë). Policia e Shtetit tha se është shkatërruar banda më e rrezikshme që vepronte në veri të vendit (Shkodër), e dyshuar për vrasje, kërcënime, gjobvënie, trafik droge.
Sakaq, Bajri është i kërkuar edhe nga drejtësia belge ku ka qenë i dënuar me 9 vite burg. Pikërisht për këtë fakt ka shkuar media belge dy muaj më parë (korrik 2018).

Shkrimi në median belge

Problemin me shqiptarët e pasuruar nëpërmjet aktiviteteve kriminale që fshihen në vendin e tyre e kanë nxjerrë në pah edhe mediat belge pas atyre britanike. “La Dernier Heure” shkruan më 19 korrik për Safet Rustemi, i njohur ndryshe si Safet Bajri, i cili lëviz i lirë në qytetin e tij edhe pse është i dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

Media belge thekson se Rustemi është pjesë e një klani të fuqishëm në Shkodër dhe zotëron një nga plazhet e Velipojës.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Është një nga 5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi dhe Shkodra, është Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë por nuk preferoi të fliste”, thuhet në shkrimin e medias “La Dernier Heure”.

Në shkrim ka detaje edhe për procedurat që Rustemi ka ndjekur për tu dëbuar nga Belgjika, dhe tregon për debatet që janë bërë për të në zyrën e migracionit. Ndërkohë për Rustemin ka pasur edhe akuza politike nga opozita shqiptare, e cila hodhi dyshime për lidhje të ngushta me deputetin e PS, Luan Harusha, por që u mohuan nga ky i fundit.

Lexo edhe:
DETAJE/ SI U ARRESTUA BANDA DHE PER CFARE AKUZOHET

Pas