1

Macron zbret në sheshin e protestave, mbledhje urgjente me qeverinë

               Publikuar në : 22:03 - 02/12/18 |
m.b

Presidenti francez Emanuel Macron zbriti në sheshin e betejës, Harkun e Triumfit për të parë nga afër shkatërrimet, një ditë pas protestës së dhunshme të të ashtuquajturve “Jelekë të verdhë”.

Presidentin nuk e ndalën thirrjet kundër të qindra manifestuesve që qëndronin ende në qendër të Parisit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Gjatë ditës, shefi i Elizesë zhvilloi edhe një mbledhje urgjente me ministrat për situatën, por ndryshe nga ç’u lajmërua, gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall. Autoritetet thanë se të shtunën, mbi 100 persona u plagosën në përleshje, mes të cilëve 23 policë. Në pranga ranë mbi 400 protestues, përgjegjës për shkatërrim të ambienteve publike e dyqaneve private përreth qendrës.

Qindra mijëra njerëz protestojnë prej 3 javësh në gjithë Francën kundër taksës së gjelbër që ka rritur me 23% çmimin e karburantit. Ndërsa presidenti Macron akuzon protestuesit si mbështetës të radikalëve të djathtë të Marinë Le Penit. / Tv Klan

 

Pas