Rusi 2018

Macja ‘Akil’ parashikon si do dalë ndeshja e parë e Botërorit

               Publikuar në : 18:04 - 13/06/18 |
m.b

Macja ‘Akil’ ka parashikuar që ndeshja e parë hapëse e Botërorit midis Rusisë dhe Arabisë Saudite do të përfundojë me fitoren e Rusisë.

Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë.

Gjithsesi nuk është hera e parë që kafshët përcaktojnë se si do të dalë një ndeshje futbolli.

Para 8 vitesh ishte oktapodi Pol, ai që përcaktoi parashikimet e sakta për kombëtaren Gjermane në Botërorin që u zhvillua në Afrikën e Jugut në vitin 2010.

Tashmë që nga Botërori 2010 çdo event futbollistik po parashikohet nga bota e kafshëve.

Pas