Aktualitet, Kryesore

Lufta kundër krimit, Xhafaj paralajmëron rezultate të tjera në Durrës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vlerësuar policinë e Durrësit për goditjen e disa grupeve kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017.

Teksa mori pjesë në analizën vjetore të policisë së qytetit bregdetar së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,  Xhafaj paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në Durrës.

Xhafaj: Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet por sërish mbetet për t’u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet.

Ministri inspektoi edhe Portin e Durrësit ku dy ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.3 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga porti i Durrësit në drejtim të Barit.

Ai kërkoi rritje të kontrolleve në Port me qëllim parandalimin e e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko