Aktualitet

Luçiano Boçi dënon gjuhën e Çulit kundër Mirush Kabashit: I ndërsyer nga Rama shfaqet si burracak

               Publikuar në : 10:55 - 13/06/18 |
E SH

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, me anë të një statusi në Facebook, ka dënuar gjuhën e përdorur nga Hervin Çuli, kundër Artistit të Merituar Mirush Kabashi. Sulmet e Drejtorit të Teatrit, ai i ka cilësuar si të nxitura nga kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera Boçi shkruan:

“Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi.

Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama – Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!

Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit.”

 

Pas