-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Luanin mbi akull, bien në liqenin e Kasharit dy fëmijë, njëri humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një fëmijë vetëm 12 vjeç është mbytur në liqenin e Kasharit. Policia tha se në liqen kishin rënë dy persona një 12 vjeçar dhe një 15 vjeçar. Eshtë arritur të nxirret nga liqeni 15 vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata kanë qenë duke rrëshqitur në sipërfaqen e ngrirë të liqenit.

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës

Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Priten të mbrijnë polumbarët e Renea-s, për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.

Nga hetimet paraprake është mësuar se fëmijët kanë qënë duke luajtur në liqen pasi ka qënë pjesërisht i ngrirë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko