Aktualitet

LSI: Rama po dhunon me policinë e taksapaguesve bijtë e shqiptarëve

               Publikuar në : 13:34 - 11/01/19 |
el ida

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e LSI-së Floida Kërpaci akuzoi sot kryeministrin Rama se ka cuar forcat e policisë ndaj studentëve që paqësisht po protesojnë në mënyrën e tyre demokratike në ambjentet e fakulteteve.

“Studentët janë rrahur dhe janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Qeveria shqiptare është vendosur dhunshëm kundër çdo shqiptari!Institucionet shtetërore janë angazhuar në një grusht shteti kundër çdo shqiptari dhe fëmijëve të shqiptarëve me synimin e garantimit të pushtetit të fëlliqur të Kryeministrit antishqiptar Edi Rama.Themelet demokratike të Shqipërisë që aspiron për BE sot janë më të dobëta se kurrë më parë.

Edi Rama po dhunon me policinë e taksapaguesve shqiptarë, bijtë dhe bijat e shqiptarëve. Ata student që pafytyrsisht tha se u kishin dhënë një mësim. Ky është ai që donte gjoja dialog? Dialog me Polici dhe dhunë? Ky është dialogu i Edi Ramës.Në mënyrë të pafytyrë Policia e Shtetit e urdhëruar nga Edi Rama, i fut duart në fyt një të riu, student dhe pafytyrsisht e ofendon.” u shpreh Kërpaci.

Në vijim Kërpaci kërkoi reflektim nga të gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë tonë për të shpëtuar themelet demokratike në shkërmoqje e sipër.

Pas