-Jetë dhe Stil

Lotonte gjak, burri e braktis pasi mendonte se ishte shtrigë

               Publikuar në : 11:26 - 13/02/18 |
E SH

Një grua në Indi është diagnostikuar me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë që i shkakton asaj të djersijë gjak.

Geeta, 21 vjeç, jeton në rrethin e Saharasit në Indi, dhe vuan nga hematokroidi një sëmundje që prek vetëm një në 10 milionë njerëz.

Burri i saj e la vitin e kaluar për shkak të gjendjes së saj, duke qenë se ai mendonte se ishte shtrigë kur papritmas filloi të rrjedhë gjak nga sytë.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Indiane të Hematologjisë, gjendja shkakton enët e shumta të gjakut që rrethojnë gjendrën e djersës që të ngushtohet ose tkurret kur personi është në stres.

Ndërsa ankthi rritet, enët e gjakut zgjerohen deri në pikën e këputjes.

Gjaku pastaj shkon në gjëndrat e djersës, të cilat shtyjnë gjakun, së bashku me djersën, në sipërfaqe, duke u shfaqur si pika të gjakut të përzier me djersën.

Gjendja e Geeta është aq e rrallë sa shumë njerëz, duke përfshirë edhe mjekët, nuk kanë informacion të bollshëm rreth saj./tvklan.al

Pas