-U tha në Opinion, InstaBIZ, Sport, Te Fundit

Lorik Cana tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen; a do t’i futet ai politikës?

Gjatë intervistës në “Opinion” Lorik Cana veç të tjerash ka treguar edhe për të ardhmen e tij. Cana është shprehur se nuk  e sheh veten trajner por si drejtues i një klubi. Ai tha se me shuma gjasa bëhet fjalë për një klub sportiv jashtë Shqipërisë. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se nëse do të ketë oferta nga politika a do ti futej asaj, Cana është përgjigjur se kjo nuk ndodh, sepse si e sheh veten vetëm brenda sportit.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ju sot e keni mbyllur me fushën, por duket se futbolli do të mbetet ende drejtimi juaja, keni një plan konkret me çfarë do të merreni?

Cana: Po ne njerëzit e sportit jemi me fat që jemi në botën e sportit, dhe do të rimë në botën e sportit.

Fevziu: Ke pasur ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit?

Cana: Patjetër që kam patur ofertë. Nuk kemi biseduar për një rol konkret. Por gjithsesi për raportin që kam me federatën e di që i kam dyert e hapura. Dëshira ime nuk është të bëhem tani për tani trajner, por drejtues i një klubi. Brenda dy viteve do të filloj me një projekt të ri. Brenda dy viteve do ta zgjedh një vend ku do të punojë.

Fevziu: Pra doni të merrni menaxhimin e një klubi më shumë se sa drejtimin teknik të skuadrës?

Cana: Po, ajo është. Me shumë mundësi jashtë vendit.

—————————

Fevziu: Do te qëndrosh gjithmonë në botën e sportit apo do të angazhohesh në politikë dhe gjëra të tjera

Cana: (Qesh).  Jo jo, ka pasur oferta të tilla, qoftë këtu, qoftë në Kosovë. Unë mundohem që të jap një kontribut për shoqërinë. Njerëzit në vendin tonë deri diku janë edhe fatalistë, e thonë që nëse do me ndryshu diçka duhet të jesh në politikë, por unë mundohem të sensibilizoj të ndryshojë, përveç kontributit tim në fushe do mundohem ta jap ndihmën time nëpërmjet fondacionit tim për fëmijët, e ndërsa personale do të ri në botën e sportit dhe kjo do të jetë pjesa ime e profesionit. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko