InstaBIZ

Lorik Cana, një shqiptar me tradita, ja kushtet që i ka vënë bashkëshortes

               Publikuar në : 09:37 - 12/10/18 |
el ida

Lorik Cana përveçse një futbollist dhe një baba i shkëlqyer, na ka treguar shpesh se është edhe një bashkëshort shembullor.

Bashkëshortja e tij italiane e quajtur Monica, ka mësuar edhe shqip. Mësimi i gjuhës ishte një kusht që i ka vënë ish-kapiteni i Shqipërisë. Të paktën kështu është shprehur ai në emisionin “Rudina” ku zbuloi se Monika është “shqiptarizuar” dhe ky ka qënë kushti i Lorikut për partneren e tij, që ajo dhe fëmijët e tyre, të mësonin traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe

“Unë djalit i flas shqip dhe dua që ta mësojë gjuhën shqipe dhe traditat tonë. Zakonisht, këto humbasin me brezat por nuk dua që kjo të ndodhë tek ne. Ia kisha vënë kusht Monikës. Kur martohesh, martohesh për dashuri. Por gjuha, është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të jetë problem” –tha Lorik Cana.

4 vite më parë, Lorik Cana dhe Monika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në dy dasma që u mbajtën në Romë dhe Prishtinë.

“Në Itali, ishte një dasmë e vogël, shumë intime me 50 persona. Ndërkohë që në Prishtinë, ftuam 500 persona dhe erdhën 650 dhe shumicën nuk i njihja fare. Te dasma në Prishtinë, nga ana e Monikës, ishin vetëm prindërit e saj, e pjesa tjetër të ftuarit e mi” – tha Lorik Cana.

Pas